Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Raste të tilla kanë tejkaluar limitet njerëzore, drejtësia të ashpërsohet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për vrasjen e gruas në Pejë, ka thënë se raste të tilla janë të papranueshme dhe se sipas tij, "është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleamcës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK0, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e një gruaje sot në Pejë, e cila dyshohet se u vra nga burri i saj.

Haradinaj ka thënë se ky lajm është i trishtueshëm dhe se këto raste që po ndodhin shpesh në Kosoovë janë të  papranueshme.

“I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se vrasjet duhet të ndalen dhe se drejtësia të ashpërsohet sa i përket kësaj çështjeje.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim”, ka shkruar tutje ai.

Një grua 43-vjeçare është vrarë sot në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë Nikçi.

Lexo më shumë: Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë

Prokurori Ersan Qavolli, ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

Prokurori vrasjen e ka quajtur makabre, ndërkaq për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka thënë se nuk mund të jap detaje tjera.

Lexo më shumë: I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

“Bëhet fjalë për një vrasje makabre në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryera vepra penale dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, është shprehur ai.

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Kujtojmë që kjo është gruaja e dytë që u vra në Kosovë, brenda pesë ditëve.

Më 12 prill u vra një 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj 36-vjeçar para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku i plagosur mbet vëllau 15-vjeçar i viktimës.

Ish-bashkëshortit që kishte kryer vrasjen, Gjykata Themelore në Ferizaj, i’a ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika