Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë nga dega e Rahovecit.

Ai paraprakisht pritet të mbajë takim me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në qytetin e lartcekur.

Ngjarja është paraparë të fillojë nga ora 18:30.