Çitaku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, vetëm në procedurë
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se në diskutimet me kryeministrin Albin Kurti nuk ka dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.
Pas takimit në Qeveri ku ishte së bashku me ish-kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Çitaku tha se diskutimet do të vazhdojnë.
“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.
Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja./EO















