Hasani skeptik për efektet e Ligjit për Specialen: Mund të sjellë pasoja për Kosovën

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shprehur skepticizëm për efektet që mund të kenë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se ato mund të sjellin reagime nga faktori ndërkombëtar, pa ndikuar në funksionimin e kësaj gjykate.

Duke folur në Five në TV Dukagjini, Hasani ka thënë se që nga hartimi i ligjit ka qenë skeptik nëse ai mund t’u shërbejë katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Edhe kur është nxjerrë ky ligj, të them të drejtën, kam qenë skeptik në atë kuptim që ky ligj mund të ketë efekt ose mund t’u shërbejë katërshes që është në Hagë, duke e ditur që ne nuk kemi mundësi të ndërhyjmë në këto dhoma”, ka deklaruar Hasani.

Sipas tij, ndryshimet ligjore mund të shkaktojnë një varg reagimesh nga faktori ndërkombëtar dhe, për më tepër, mund ta penalizojnë Kosovën në proceset në të cilat ndodhet, ndërsa nuk pret që ato të kenë efekt në funksionimin e Dhomave të Specializuara.

“Sigurisht do të jemi dëshmitarë, do të shohim që ky ligj, përpos që ka krijuar një zinxhir reagimesh nga faktori ndërkombëtar, ndoshta do të na penalizojë në proceset në të cilat ndodhemi. Për efekte nuk do të ketë, ngase nuk shoh mënyrë se si mund të zbatohet. Ngase nuk shoh mënyrë se s mund të zbatohet. Se ne vetvetiu kemi hequr dorë për të ndërhyrë në ndryshimin e funskionalizmit të këtyre dhomave”, ka thënë ai.

Hasani ka rikujtuar se edhe themelimi i Dhomave të Specializuara, përfshirë letrën e ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe amendamentet kushtetuese, është bërë përmes një procesi institucional që, sipas tij, është ndërtuar me një metodologji të ngjashme me atë të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë.

Ai ka vlerësuar se fokusi duhet të jetë te mbështetja e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, veçanërisht në fazat e ardhshme të proceseve gjyqësore.

“Edhe kur është ndërtuar ligji për Dhomat e Specializuara, por edhe letrën e ish-presidentes Atifete Jahjaga, si dhe amendamenti kushtetues edhe pse janë miratuar në institucionet e Kosovës, metodologjia që është përdorur në ndërtimin e kësaj infrastrukture ka qenë e njëjtë me themelimi e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi….

Për mua beteja duhet të fokusohet në mbështetjen e ekipeve mbrojtëse, në fazat që na presin. Përndryshe ky ligj nuk besoj që do të ketë efekt, përpos një reagim nga ana e institucioneve evropiane”, ka deklaruar Hasani.

Kuvendi i Kosovës miratoi javën e kaluar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndërkohë, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, më 12 tetor i cilësoi këto ndryshime si të papranueshme, duke thënë se bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika