Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda vitit

Haxhiu në takim me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, diskuton rreth nivelit të zbatimit të ligjit për noterinë

Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti, ashtu siç parashihet me ligj.

Këtë zotim, Haxhiu e ka bërë të premten, në takimin me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, me ç’rast ky Komision u interesua për nivelin e zbatimit të ligjit për noterinë, si dhe ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.

Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu ka vlerësuar interesimin e këtij Komisioni për të diskutuar rreth çështjeve të cilat janë ngritur në këtë takim.

Ilustrim

”Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, dhe nënkryetari, Driton Selmanaj, në cilësinë e kryesuesve të dy grupeve punuese përkatëse, u informuan më shumë rreth këtyre ligjeve”, thuhet në komunikatën për media.

”Ministrja e Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Komisionit që sa i përket ligjit për noterinë, janë në proces nxjerrja e dy akteve nënligjore, njëra për evidencën për personat që kanë dhënë provimin për noteri, ndërsa tjetra për tarifat noteriale që shfuqizon aktin nënligjor për tarifat të zbatueshëm aktualisht. Ndërsa sa i përket ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, janë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse”.

Ministria e Drejtësisë nuk hap konkurs, 16 komuna pa noter

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika