Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Këtë e ka konfirmuar Presidenca në një përgjigje për TV Dukagjinin, duke bërë të ditur se Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor 2026.
“Mund të konfirmojmë që dje më 5 tetor 2026, U.D. Presidentja Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për sqarimin në raport me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Haxhiu po kërkon nga Kushtetuesja të përcaktojë se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e nevojshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet.
Orët e fundit për presidentin dhe ndryshimet në Ligjin për Specialen