Haxhiu: Lulzim Hetemi as me vendim të Kurtit nuk do të tërhiqet nga veriu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se për aq sa e njeh kryetarin aktual të Leposaviqit, Lulzim Hetemin, nuk do të tërhiqet nga pozita e tij as me vendim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se për kryeministrin Albin Kurti, dorëheqja e tij është më normale se tërheqja nga veriu i vendit.

Haxhiu ka theksuar se nëse kryeministri tërhiqet nga veriu, do të duhet të tërhiqen forcat e sigurisë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Antiq, ndërsa Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit, sipas tij, nuk do të tërhiqet nga pozita e tij.

Ai beson se Hetemi nuk do ta zbatonte as vendimin e kryeministrit ose të kujtdo qoftë për tërheqjen nga kryesimi i komunës së Leposaviqit në veri.

Haxhiu gjithashtu vlerëson se është e vështirë për të siguruar 20 mijë nënshkrime për ta zhvendosur Hetemin apo për ta marrë dikush mandatin e tij.

“Për situatën aktuale e shoh më normale për kryeministrin dorëheqjen e tij, sesa tërheqjes nga Veriu. Sepse ka me i tërheq edhe policinë, ka me tërheq Antiqin, ndërsa nuk ka me tërheq Lulzim Hetemin. Me aq sa e njoh unë Lulzim Hetemin, me aq sa e njoh familjen Hetemit, ai djalë nuk do të tërhiqet. Ai nuk do ta zbatojë vendimin e kryeministrit ose kujtdo qoftë për me u tërheq prej veriut. As nuk ka me pa mundësi dikush me i siguru 20 mijë nënshkrime për me e zhvendos ose me ia marrë mandatin, apo me e siguru numrin e votave 50 për qind”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Lexo edhe: Haxhiu: Opozita ka vështirësi të ketë një qëndrim konstant kundër veprimeve jokonstante të Kurtit

Ndër të tjera, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk po ka guxim ta vizitojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sa i përket tensioneve të vazhdueshme në veri, Haxhiu ka thënë se problemi nuk është te kryetarët e komunave veriore, por problemi mbetet te kryeministri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika