Haxhiu për fjalët e Musliut: Kjo nuk është thjesht gjuhë, është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu Musliu tha se Osmani do të mbahet “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”. Kjo ka nxitur reagimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas fjalëve të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. Kjo e fundit kritikoi Osmanin përmes një postimi në Facebook e ajo që mori vëmendje ishte pjesa e peshës.

Pas këtij reagimi, ministrja Haxhiu ka reaguar duke thënë se përdorimi i një gjuhe të tillë është më i rëndë kur bëhet nga dikush me përgjegjësi publike.

“Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi. Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike. Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”, ka shkruar Haxhiu.

Musliu tha se Osmani do të mbahet “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”.

“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, kishte shkruar Musliu.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika