Haxhiu për opozitën: Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ndonëse nuk mbështesin vendimet e drejta, pasojat e vendimeve të opozitës dhe njëherit, siç e quan ajo “qeverisja e djeshme”, janë pasojat të cilat i vuajmë ditëve të sotme

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qëndrimet e subjekteve opozitare pas ngjarjeve të së shtunës në veri të Mitrovicës janë për keqardhje dhe njëherit, të turpshme.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ndonëse nuk mbështesin vendimet e drejta, pasojat e vendimeve të opozitës dhe njëherit, siç e quan ajo “qeverisja e djeshme”, janë pasojat të cilat i vuajmë ditëve të sotme.

“Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, ka shkruar Haxhiu.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme. Njëherit, sipas saj, qëllimi i tyre është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe si rrjedhojë, do të duhej të kishte unifikim rreth tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Veri të Kosovës, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se situata gjatë ditës së shtunë në veri të vendit shënon një akt të paprecedentë, jo vetëm të dënimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe cenimin e rendit publik.

“Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedentë, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim”, ka thënë Kransiqi.

Ai ka bërë të ditur se është jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime.

Memli Krasniqi kërkesë Kurtit: Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Kosovës i duhet udhëheqje e matur, e cila “nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë”.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të LDK-së, thuhet se politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare.

LDK: Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika