Haxhiu për vrasjen në Aktash: Kriminelët të mos tolerohen nga sistemi i drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me vrasjen e së dielës në Aktash ku mbeti i vdekur një person e pesë të plagosur, ka thënë se është e papranueshme që kriminelët apo grupet kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë.

Në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se me këtë rast duhet të merren organet përgjegjëse dhe se institucionet duhet të mbahen përgjegjëse për veprimet që i kanë me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

“Për mua është e papranueshme që kriminelët, grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë, apo tentojnë të sfidojnë ligjin dhe të mendojnë se janë mbi ligjin apo shtetin. I bëj thirrje secilit institucion të kryejë detyrat me përgjegjësi të larta, të mos lejojë kriminelët të bëjnë veprime të tilla”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo thotë se nga videot e postuara në rrjetet sociale nga ky rast shihet se edhe jeta e qytetarëve të pafajshëm është rrezikuar, dhe sipas saj, për këtë kryesit e kësaj vepre duhet të vihen para drejtësisë.

“Ata duhen të përgjigjen para drejtësisë, në atë rast janë rrezikuar persona të pafajshëm”, ka vijuar ajo.

LEXO EDHE: Skena e krimit, mbi 100 plumba gjuajtën grupet “Capat” dhe “Sekiraqët”

Vrasja në Aktash, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika