Haziri: Dialogu ka dështuar pasi qëllimi është degraduar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, gjersa ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se procesi i tij është i vonuar dhe e ka quajtur të dështuar, pasi sipas tij, ka degraduar qëllimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore.

“Procesi i dialogut i vonuar në arritjen e qëllimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore, dhe dështim në këtë rast, dialogu nuk ka opsion për LDK-në, në çfarëdo rrethana në çfarëdo kohe. Dialogu është e vetmja mënyrë që Kosova duhet t’i zgjedhë problemet me Serbinë. Marrëveshja e 27 shkurtit nuk i ka arritur qëllimet dhe pritjet e bisedimeve. Është degraduar qëllimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila ishte opsion i vetëm, pasi është konfirmuar nga dy letra, një nga presidenti amerikan edhe sekretari evropian”, ka deklaruar ai, në emisionin FIVE.

Sipas tij, takimet edhe pse po vazhdojnë nga të dyja palët, ato kanë degraduar dhe ndryshuar dhe po shkojnë në drejtim të pakënaqshëm dhe të papërshtatshëm për Kosovën.

Haziri ka folur edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se kryetarët sapozgjedhur të komunave në veri dhe kuvendet komunale të marrin një rol teknik dhe jo politik.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se kjo deklaratë ishte e pritshme për shkak që legjitimitetit.

“Është e pritshme për shkak që legjitimitetit, tani është përmbushur ligji dhe procedurat legale po, por nuk është krijuar apo lejuar që vakum institucional pas bojkotit të organizuar, nuk është lejuar që institucionet të jenë të boshatisura”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, dy kandidatët e PDK-së dhe dy të VV-së që fituan këto katër komuna në veri, nuk arrijnë të bëjnë legjitim përfaqësimin e qytetarëve që jetojnë atje, dhe “kjo e bën që partnerët ndërkombëtarë siç është SHBA-ja, me të cilën, kemi marrëdhënie të veçanta, të jenë kujdestarë të një paqeje”.

Ai ka thënë se në kuptimin funksional kryetarët e sapozgjedhur në veri kanë të drejta të plota, por sipas tij, në kuptimin praktik të fjalës do të jetë shumë e vështirë të organizohen shërbime dhe jetë institucionale atje, për shkak legjitimitetit dhe vështirësive të tjera që i rrethon ambienti.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika