Haziri: Në të njëjtën ditë me deputetin e VV-së, e ktheva vetë Hamzën brenda në Kuvend gjatë protestës

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka folur për situatën e krijuar gjatë protestave, kur protestuesit nuk lejuan deputetët të dilnin nga Kuvendi i Kosovës.

Në Debat Plus, Haziri tha se të hënën kishte kthyer vetë edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ndërsa theksoi se për këtë, sipas tij, ka dëshmitarë nga Policia e Kosovës dhe protestuesit që ndodheshin para Kuvendit.

Ai deklaroi se protestuesit nuk i kishin lejuar deputetët të dilnin nga Kuvendi dhe se situata më pas eskaloi me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

“Situata ka eskaluar pasi Policia ka arrit thy, me gjuajt gaz lotsjellës, me i godit protestuesit. Dikush ka përfundu me këmbë të thyer, dikush me dorë, dikush me kokë të çarë”, ka thënë Haziri, duke përshkruar situatën sipas tij.

Ai tha se pas kësaj, disa deputetë, kryesisht nga pushteti, u larguan nga Kuvendi nën përcjelljen e njësive speciale të Policisë.

Haziri foli edhe për rastin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte përfshirë në përplasjen me protestuesit. Ai tha se i kishte ardhur keq për mënyrën se si kishte përfunduar situata dhe se protestuesit i kishin kërkuar deputetit të kthehej në Kuvend.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika