Haziri për votimet në veri: Mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën

Lidhur me daljen e ulët në votimet e sotme në veri, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se "mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën"

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me daljen e ulët të qytetarëve në votimet e sotme në veri të vendit.

Haziri ka thënë se mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.

“Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet”, ka shkruar Haziri.

Nënkryetari i partisë opozitare është shprehur se lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.

“Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!”, ka përfunduar Haziri.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur detajet se pjesëmarrja e votuesve është minimale në katër komunat e veriut.

“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, ka thënë Radoniqi.

Lexo më shumë: Dalje e ulët e qytetarëve në votim, KQZ-ja njofton për detajet

Ai ka thënë se duke u mbështetur nga të dhënat që kanë pranuar, qendrat e votimit vazhdojnë të jenë të hapura.

Në emër të KQZ-së ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika