Hoti: Qeveritarët të tregojnë çfarë ka ndodhur me marrëdhëniet Kosovë – SHBA që njohja reciproke s’është më në qendër

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeverinë për prishje të raporteve me SHBA-në, pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë se aktualisht njohja reciproke është e pamundur në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeveritarët, duke thënë se të njëjtit kanë prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se njohja reciproke është e pamundur në dialogun Kosovë-Serbi.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor të Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, gazetari i The Economist, Tim Judah, ka publikuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, i cili titullohet “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.

Ai ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve që kanë impakt në zhvillimet politike, e një ndër ta është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur skeptik pas tensioneve të fundit në veri.

Ai ka theksuar se tani për tani Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Ai më tutje tregoi se, përderisa qëllimi i fundit ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’”, rrëfen Judah, duke perifrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier, transmeton Portali Dukagjini.

Hovenier ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë hap i përkohshëm drejt njohjes mes këtyre dy vendeve, si vende të pavarura.

“Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë angazhim si një hap të përkohshëm drejt saj… ka mundësi reale”, ka thënë Hovenier.

Lidhur me këtë temë, Judah e ka pyetur edhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka vlerësuar se në 20 vitet e fundit, tensionet ndërmjet dy shteteve nuk kanë qenë asnjëherë më të larta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika