Hysni Gucati e Nasim Haradinaj javën tjetër dalin para Apelit

Seanca e Apelit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn është caktuar më 1 dhe 2 dhjetor

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj





Pasi apeluan vendimin, me anë  të  së  cilit, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me nga 100 euro gjobë, më 1 dhe 2 dhjetor, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të paraqiten para panelit të Apelit.

Lidhur me këto dy seanca, kryesuesja  e panelit të Apelit, Michele Picard, ka nxjerrë  një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar edhe rendi i ditës, raporton Betimi për Drejtësi.

“E enjte, 1 Dhjetor 2022- 13:30-13:40 – Fjala hyrëse nga Kryetari i trupit gjykues (10 minuta) 13:40-15:10 – Parashtresat e Mbrojtjes së Gucatit (1 orë 30 minuta) 15:10-15:40 – Pushim (30 minuta) 15:40-17:10 – Parashtresat e Mbrojtjes Haradinaj (1 orë 30 minuta)”, është rendi i ditës i përcaktuar për ditën e enjte.

Paneli ka përcaktuar rendin e ditës edhe për seancën e së premtes.

“E Premte, 2 Dhjetor 2022-ora 9:30-11:30 – Përgjigja e ZPS (2 orë) 11:30-12:00 – Pushim (30 minuta) 12:00-12:20 – Përgjigje e Mbrojtjes së Gucatit (20 minuta) 12 :20-12:40 – Përgjigje e Mbrojtjes Haradinaj (20 minuta) 12:40-12:50 – Adresa personale opsionale nga Gucati (10 minuta) 12:50-13:00 – Adresa personale opsionale nga Haradinaj (10 minuta) 13 :00-13:05 – Deklarata përmbyllëse e kryetarit të trupit gjykues (5 minuta)”, është rendi i përcaktuar nga paneli.

Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i ka shpallur fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Seanca e Apelit për Gucatin e Haradinajn, më 1 dhe 2 dhjetor





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika