I dyshuari për vrasjen në Gjakovë ndalohet për 48 orë, pritet kërkesa për paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se i dyshuar për vrasjen në Gjakovë është ndaluar për 48 orë.

I dyshuari me inicialet Q.S. është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, brenda afatit ligjor pritet që ndaj tij të kërkohet masa e paraburgimit në gjykatën kompetente.

Prokuroria ka bërë të ditur se ka iniciuar rastin për veprën penale “vrasje”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Viktima ka humbur jetën në Gjakovë pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht ai është dërguar për trajtim në QKMF, më pas është transferuar në Spitalin e Gjakovës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Sipas njoftimit të gjykatës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në Polici

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika