IKSHPK apelon qytetarët: Kontaktoni të moshuarit që jetojnë vetëm dhe mos i lini fëmijët në vetura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u treguar shenjat e rrezikut.

Instituti rekomandon që qytetarët të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm, për t’u siguruar që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po përballen me probleme nga temperaturat e larta, njofton Dukagjini.

Po ashtu, IKSHPK bën thirrje që fëmijët të mos lihen asnjëherë vetëm në vetura të parkuara, pasi temperatura brenda automjeteve mund të rritet shumë shpejt dhe të paraqesë rrezik serioz për jetën.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur edhe disa nga shenjat kryesore për të cilat duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore, përfshirë: marramendjen, të përzierat, konfuzionin edhe djersitjen e tepërt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika