INPO kërkon anulimin e tenderit për monitorimin e lajmeve që e “atakojnë ” Ministrinë e Arsimit
Organizata Iniciativa për Progres – INPO ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), që të anulojë procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”. Sipas INPO-s, ky tender është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të […]
Organizata Iniciativa për Progres – INPO ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), që të anulojë procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.
Sipas INPO-s, ky tender është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.
Në njoftimin për media thuhet se bazuar në analizën e dokumenteve të tenderit, INPO ka gjetur se ky tender nuk i plotëson kërkesat e nenit 57, të rregullores Nr.01/2022 për prokurimin publik, paragrafët e së cilit lejojnë kontraktimin e shërbimeve të veçanta, të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave rekrutuese sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe që janë shërbime profesionale të kategorive dhe profesioneve të veçanta që nuk parashihen brenda organogramit apo pozitave të punës brenda institucionit.
“INPO i rikujton Ministrisë se trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike dhe punët e tjera administrative dhe organizative për rrjedhjen e parasë, nuk janë shërbime të veçanta dhe janë detyra dhe përgjegjësi të zyrtarëve publik brenda administratës publike. Ndërkaq, shpenzimi i parasë publike për monitorimin e mediave të cilat e atakojnë Ministrinë apo janë kritik ndaj ministres, është keqpërdorim i parasë publike dhe detyrës zyrtare”, thuhet tutje në reagim.
Ministria e Arsimit të premten ka hapur tenderin me titull “Kontraktor individual për monitorimin të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, më të cilin synon angazhimin e një eksperti i cili ndër të tjera do të monitorojë lajmet të cilat “e atakojnë institucionin”.
Vlera e paraparë e këtij tenderi është 7 mijë e 200 euro.
MAShT-i kërkon monitorues të lajmeve që e “atakojnë” Ministrinë















