Interi lë pezull transferimin e Dybalas

Interi ka lënë pezull transferimin e Dybalas për marrëveshjen e mundshme me beligjkasin, Lukakun

Interi nuk ka bërë ende ndonjë veprim, lidhur me marrëveshjen me lojtarin argjentinas, Paulo Dybala, kjo për shkak se Interi po pret ta shohë nëse nënshkrimi i një marrëveshjeje me belgjikasin, Romelu Lukaku, është i zbatueshme.

Dybala do të një lojtar i lirë pasi t’i skadojë kontrata me 30 qershor.

Ndërsa, Nerazzurrët konsiderohen si favorit për nënshkrimin e tij, edhe pse nuk është arritur ende asnjë marrëveshje.

Megjithatë, sipas Il Corriere dello Sport, Interi po pret të shohë nëse kthimi i Lukakut në San Siro këtë verë është i zbatueshëm.

Për sulmuesin argjentinas kishte folur edhe bashkëkombësi i tij, Lautaro Martinez.

“Është një lojtar me kualitet, personalitet dhe shpresoj që ai të luajë atje ku ndihet më i lumtur”, kishte thënë Lautaro Martinez.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika