Irani s’ka kërkuar armëpushim dhe nuk sheh arsye për bisedime me SHBA-në, thotë ministri iranian

Ministri iranian i Jashtëm Abbas Araghchi ka deklaruar se Teherani “nuk ka kërkuar kurrë armëpushim” në luftën me Izraelin dhe SHBA-në.

Në një intervistë për CBS News, partner i medias amerikane të BBC-së, Araghchi tha se Irani nuk sheh “asnjë arsye për të biseduar me amerikanët, sepse ne po bisedonim me ta kur ata vendosën të na sulmonin”.

“Kjo është një luftë e zgjedhur nga presidenti Trump dhe SHBA-ja, dhe ne do të vazhdojmë të mbrohemi”.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte thënë të shtunën se Irani donte të arrinte një marrëveshje, por sipas tij kushtet nuk ishin “mjaft të mira”.

Ushtria izraelite po zgjeron fushën e sulmeve duke përfshirë më shumë zona në perëndim dhe qendër të Iranit, ndërsa Irani gjithashtu ka lëshuar raketa të reja.

Banorët e Teheranit raportojnë dëme të mëdha, me një qytetar që thotë për BBC-në, se “në këtë ritëm, Irani do të përfundojë i shkatërruar”.

Në Tel Aviv, zjarre po vazhdojnë pas një sulmi iranian, raporton Jon Donnison i BBC-së nga vendngjarja.

Irani i hapur për vendet që duan të flasin për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika