Irani “s’ka plan për hakmarrje të menjëhershme” ndaj Izraelit

Irani nuk ka paraparë një hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit, sipas një zyrtari të lartë iranian, i cili deklaroi këtë pas njoftimit të një sulmi të hershëm më 19 prill nga Izraeli. Sipas analistëve, dronët e rrëzuar në Isfahan mund të jenë hedhur nga persona të infiltruar brenda Iranit

Foto ilustruese

Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian, disa orë pasi zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Izraeli ka sulmuar Iranin.

“Ne nuk kemi marrë asnjë sulm nga jashtë, dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, ka thënë zyrtari iranian për Reuters në kushte anonimiteti.

Sipas raportimit të Reuters, një analist iranian ka thënë se dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore në Isfahan ishin hedhur nga “të infiltruar brenda Iranit”.

Izraeli kryen “sulm hakmarrës” kundër Iranit

Sipas medieve amerikane, që cituan zyrtarë qeveritarë, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit në orët e hershme të së premtes.

Ky akt ka rezultuar në shpërthime në afërsi të qytetit të Isfahanit.

Video dhe foto të publikuara kanë treguar shpërthime të mëdha, të cilat raportohet se kanë ndodhur në zonën e Isfahanit.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Tasnim, e cila është e afërt me Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), ka postuar një video me një mbishkrim duke thënë: “Vendi bërthamor i Isfahanit është plotësisht i sigurt”.

Nuk kishte asnjë “dëm apo incident”, ka thënë komandanti i lartë ushtarak, gjeneral brigade i dytë Mihandoust në provincën Isfahan, sipas Tasnim.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, gjithashtu ka njoftuar se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, flitej se ndërtesat bërthamore mund të ishin cak i mundshëm nëse Izraeli do të niste një sulm ajror brenda Iranit.

Një prej ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit, instilacioni në Natanz, gjendet në Isfahan. Ndërtesa të tilla kanë përjetuar sulme sabotuese për të cilat Teherani ka fajësuar Izraelin.

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij”, në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, ka thënë gjeneralmajor në pension Mark MacCarley, për CNN.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA, ka thënë se shpërthimet ishin pjesë e zjarrit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit, megjithëse këto informacione ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Në kontekstin e tensioneve të përhershme midis dy vendeve, ky sulm i Izraelit vjen si një përgjigje pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në Damask të Sirisë më 1 prill, gjatë të cilit u vranë dy gjeneralë iranianë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika