Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në nuk është afër nënshkrimit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë se mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është bërë përparim në një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.

“Është e saktë të thuhet se kemi arritur përfundime në një pjesë të madhe të çështjeve në diskutim”.

Megjithatë, Baghaei sqaroi se kjo nuk do të thotë se një marrëveshje është afër nënshkrimit.

“Por të thuhet se marrëveshja është e menjëhershme – këtë nuk mund ta pohojë askush,” shtoi ai.

Sipas raportimeve, një marrëveshje e mundshme përfshin zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim ndërkombëtar, si dhe vazhdimin e negociatave për programin bërthamor të Iranit, i cili mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes.

Megjithatë, çdo marrëveshje përfundimtare duhet të miratohet nga udhëheqja e lartë e Iranit, përfshirë liderin suprem, gjë që mund të marrë kohë.

Rubio thotë se një marrëveshje ‘solide’ me Iranin mund të arrihet të hënën

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika