Ischinger flet për dialogun Kosovë-Serbi: Do të ishte mirë që sugjerimi i vitit 2007 të zbatohej përfundimisht

Wofgang Ischinger

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger, teksa ka folur për dialogun midis dy vendeve fqinje ka thënë se sugjerimi i vitit 2007, bazuar në modelin e dy Gjermanive, përjashton çështjen e statusit, ndërsa zgjidh çështjet praktike.

Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka shpërndarë edhe një shkrim lidhur me dialogun.

“Do të ishte mirë që sugjerimi ynë i vitit 2007 të zbatohej përfundimisht: Modeli i kontratës dt-dt – përjashtoni pyetjen e statusit, zgjidhni pyetjet praktike”, shkroi ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia u vizituan nga pesë të deleguar për dialogun.

Kjo pesëshe ndërkombëtare përbëhej nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Pas një takimi prej më shumë se dy orësh, Lajçak ka theksuar se ka pritur mirëkuptim të mundësisë që jep propozimi i BE-së, teksa ka shtuar se shpreson të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutojmë për normalizim, kemi më shumë se dy orë me kryeministrin, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë. Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini, ne jemi në mes të misionit tonë, pasi e dini që do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk mund të them shumë. Kemi pritur mirëkuptim të mundësisë që jep ky propozim, shpresojmë të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi”, ka deklaruar Lajçak.

Ky i fundit e cilësoi vizitën e tij si një “sinjal” për të treguar se sa të vendosur janë ndërkombëtarët në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë.

Gjithçka nga vizita e diplomatëve në Prishtinë e Beograd

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika