Ish-kryetari i Leposaviqit për të tretën herë radhazi ka provuar të negociojë me trupat e KFOR-it para objektit komunal.

Zoran Todiq, ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, që nga 26 maji kur kryetari i ri i komunës, Lulëzim Hetimi, ka hyrë në ndërtesën komunale, ka biseduar me komandantin e KFOR-it amerikan.

Trupave të KFOR-it sërish edhe këtë të premte ia ka përcjellë kërkesat ndër to edhe që kryetari i sapozgjedhur Hetemi të largohet nga ndërtesa e komunës.

Ata tashmë kanë përfunduar diskutimin e tyre dhe nuk është marrë asnjë vendim apo detaje të tjera nëse ka pasur ndonjë ndryshim në kërkesat e ish-kryetarit të Leposaviqit, Todiq.

Ndryshe, në këtë komunë disa persona të maskuar e kanë sulmuar me ngjyrë veturën e ministrit të Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky veprim i tyre ka ndodhur pasi Krasniqi doli nga objekti komunal, ku para pak çastesh, ishte takuar me kryetarin Lulzim Hetemi.

Po ashtu, gjatë ditës protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të komunës, por ata i ka ndaluar KFOR-i.