Ish-ylli i Barcelonës, Luis Suarez prezantohet në stadiumin Gremio në mënyrë spektakolare

Luis Suarez përfundoi lëvizjen e tij te Gremio javën e kaluar. Futbollisti legjendar ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me klubin brazilian pas largimit të tij nga klubi Nacional

Me një festë të madhe nga turma, Luis Suarez prezantohet zyrtarisht si numri i ri 9 i Gremio

Ish- ylli i Liverpool -it dhe Barcelonës, Luis Suarez, mbërriti në klubin e tij të ri Gremio duke u prezantuar para fansave të rinj me xixëllonja të mëdha dhe tym.

Klubi brazilian ka konfirmuar nënshkrimin e Suarez të premten pasi 35-vjeçarit i skadoi kontrata me klubin uruguaian të fëmijërisë Nacional.

Skuadra, me qendër në qytetin e Porto Alegre, u rikthye në Serinë A të Brazilit pas një fushate të suksesshme në Serie B.

Ndërsa, Suarez në një video të postuar në rrjetet sociale, ka falënderuar për gjithë dashurinë që ka marrë, duke shtuar se do të rikthehet në fushë së shpejti.

Me një festë të madhe nga turma, Luis Suarez prezantohet zyrtarisht si numri i ri 9 i Gremio

Ai i bashkohet ish-shokut të skuadrës së Liverpool, Lucas Leiva në klub, si dhe ish-asit të Manchester United, Fabio.

Suarez u prit në mënyrë të jashtëzakonshme nga tifozët e Gremios

Prezantimi i Suarez u bë mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin e Gremios, “Arena do Gremio”. Dhe skenat ishin të çmendura pasi Suarezit iu bë një pritje mjaft e pabesueshme nga mbështetësit e klubit të tij të ri.

Sipas raportimeve deri më tani, më shumë se 30 mijë tifozë u grumbulluan në stadium dhe ata u çmendën kur Suarez doli në fushë.

Ish-shokët e skuadrës së uruguaianit folën në disa video, duke përfshirë Neymar dhe Sergio Busquets. Suarez madje u emocionua dhe derdhi disa lot gëzimi për pritjen, por edhe pasi videot e familjes së tij u shfaqën në ekranin e madh.

Suarez ka shënuar mbi 500 gola për klubin dhe kombëtaren dhe ka fituar tituj të shumtë gjatë karrierës së tij prestigjioze futbollistike.

Pamje nga prezantimi i Luis Suarez në klubin e tij të ri, Gremio

Ai premtoi se do të jepte gola për klubin e tij të ri në prezantimin e tij.

“Në ditët e fundit kam marrë dashuri të mahnitshme. Jam shumë mirënjohës dhe premtoj se do të luaj, shënoj dhe fitoj tituj që Gremio të kthehet aty ku i takon”, u ka thënë Suarez mbështetësve.

Kur do të debutojë Luis Suarez në Gremio?

Suarez do të shpresojë të jetë në formacionin fillestar kur Gremio të hapë fushatën e tyre Campeonato Gaúcho kundër SER Caxias do Sul më 21 janar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika