Istrefi: Në fund, Kurti nuk do t’i thotë jo Blinken
Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’i thotë jo kërkesës së Blinken-it, lidhur me kërkesën e tij për shtyrjen e vendimit të targave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për […]





Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’i thotë jo kërkesës së Blinken-it, lidhur me kërkesën e tij për shtyrjen e vendimit të targave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.
Në “Debat Plus”, Istrefi ka thënë se është vërejtur një rritje numrash në forcat e KFOR-it në Veri të Mitrovicës.
“Njëra, ka të bëjë me provokimet që i bën Serbia, e të cilët saherë jemi në situata të tilla, ofron përgjatë bazave ushtarake në kufi, ofrojnë forcave të xhandamërisë. Ka zyrtarë që na kanë konfirmuar një gjë të tillë. Kjo është arsyeja se pse KFOR-i ka shtuar numrin e forcave të saj”, ka deklaruar Istrefi, gjersa ka thënë se nuk beson që një shtet ka guximin të veprojë aty ku forcat e NATO-së janë prezente.
Kurti s’e shtyn afatin për targat, refuzon “kërkesën personale” të sekretarit Blinken
Krahas kësaj, ai ka përmendur edhe ekzistencën e një grupi kriminal në Veri të Mitrovicës, emri i së cilit, ndërron varësisht ngjarjeve politike në vend.
“Ata janë në gjendje të shkaktojnë incidente, varësisht prej situatave që krijohen, pra edhe policia, edhe AKI-ja, por edhe misionet ndërkombëtare, e din fare mirë që një grup i tillë ekziston”, ka deklaruar ai.
Gjersa thotë që Kurti do të vazhdojë qëndrimin e tij lidhur me targat, Istrefi thekson se ai nuk ka për t’i thënë “jo” sekretarit Blinken.




















