Italianët takohen me Cholletin para udhëtimit për në Prishtinë e Beograd

E premtja e 20 janarit pritet të jetë dinamike, pasi pesë ndërkombëtar do të vijnë në Prishtinë e Beograd për të takuar krerët e shtetit përfshirë këtu edhe këshilltarin italian. Megjithatë, të mërkurën para kësaj vizite, këshilltari italian është takuar me atë amerikan Derek Chollet, të cilët kanë biseduar për qëllimet e përbashkëta rreth paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun e madh

Fotoilustruese

Italia është një prej vendeve që është përfshirë në përpjekjen e BE-së për të çuar dialogun Kosovë-Serbi përpara edhe me një hap më konkretë.

Të premtën dyshes së këshilltarëve nga Gjermania e Franca, është thënë se do t’i bashkohet edhe një këshilltar nga Italia, këshilltar këta të cilët pritet të vijnë në Prishtinë dhe në Beograd bashkë me emisarët Lajçak, Escobar, Macron e Scholz.

Pak para këtij udhëtimi, këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, është takuar me këshilltarin e kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo, për të diskutuar rreth paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga një postim i realizuar në Tëitter nga Chollet, i cili ka treguar se me këshilltarin italian diskutuan për qëllimet e përbashkëta që të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan Perëndimor dhe Mesdheun e madh.

“I kënaqur që takova këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo. Ne diskutuam për qëllimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun e madh”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Ndryshe, këtë të premte pritet që pesë përfaqësues të lartë nga BE-ja dhe ShBA-ja të vijnë për vizitë në Prishtinë dhe në Beograd, e që lidhur me këtë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje në një konferencë të mbajtur sot për media.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtet emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte”, ka thënë Stano.

Ndërsa,  ka theksuar se në Prishtinë do të takohen me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, me të cilët, do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Në këtë vizitë, emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan, Gabriel Escobar”, ka deklaruar ai.

Kosova pritet të vizitohet nga pesë diplomatë të fuqishëm ndërkombëtarë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika