U ndërpritet paraburgimi sulmuesve të gazetarit Valon Syla, lihen në arrest shtëpiak

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Dukagjinin se sulmuesëve të gazetarit Valon Syla iu është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak

Gazetari Valon Syla

Është vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës që sulmuesve të gazetarit Valon Syla, t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’u zëvendesohet me masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 12.05.2023 ka marrë Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, ashtu që të njëjtëve u është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 12.07.2023″, tha Gashi për Portalin Dukagjini.

Tutje, kjo e fundit ka thënë se gjykata ka detyruar policinë që të njëjtit të verifikojnë zbatimin e masës ndaj tre të dyshuarve.

“Të pandehurit L.D, K.H dhe O.H janë njoftuar nga gjykata se konform nenit 181 pika 5 të KPPRK-së, gjykata mund të caktojë masën më të rëndë – masën e paraburgimit, nëse të njëjtit nuk e respektojnë masën e shqiptuar – arrestin shtëpiak. Gjykata ka detyruar Policinë e Kosovës, ta verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, të njoftohet gjyqtari i procedurës paraprake në këtë çështje penale. Masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, iu është caktuar në bazë të nenit 181 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të KPPRK-së”, tha ajo.

Më 11 prill, gazetari Valon Syla ishte sulmuar nga 3 persona, duke pësuar lëndime në kokë. Të treve u ishte caktuar nga një muaj paraburgim.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejt e shpejt ka ndodhur, edhe kanë ik”.

Kështu kishte deklaruar Valon Syla drejtpërdrejt nga ambientet e QKUK-së për Dukagjinin.

Syla ishte duke folur akoma kur gazetarit të RTV Dukagjinit iu pengua filmimi nga Policia e Kosovës. I njëjti dëgjohet duke thënë se është shtyrë fizikisht nga sigurimi i spitalit.

EKSKLUZIVE: Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit, sigurimi shtyen fizikisht gazetarin e RTV Dukagjinit (VIDEO)

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika