Izraeli arreston 19 militantë të dyshuar palestinezë pas shpërthimit në Gaza

Pas sulmeve që ndodhën të premten e 5 gushtit në Gaza të Palestinës, Izraeli ka thënë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez 'Xhihadi Islamik' në bastisjet në Bregun Perëndimor, pas kryerjes së sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës

Pamje nga sulmi në Gaza. Foto: BBC

Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez ‘Xhihadi Islamik’ në bastisjet në Bregun Perëndimor, pas kryerjes së sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e PIJ Tayseer Jabari. Izraeli ka thënë se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se dhjetëra raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës.

Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës, në pak më shumë se një vit.

Lufta 11-ditore në maj të vitit 2021 ka lënë më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vrarë, përpara se të binte dakord për një armëpushim. Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit mund të zgjasë për një javë, raporton BBC.

Sirenat paralajmëruese të raketave në hyrje vazhduan të binin në qytetet izraelite të shtunën, mes raporteve të tjera për sulme ajrore në Gaza, që Izraeli thotë se kanë në shënjestër militantët e PIJ.

Gati 200 raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës, tha ushtria izraelite. Rreth 30 objektiva të ‘Xhihadit Islamik’ janë goditur, mes tyre dy depo armësh dhe 6 vende për prodhimin e raketave, dhe të paktën 78 persona janë lënduar.

Duke iu referuar sulmit fillestar të premten, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se Izraeli kreu “një operacion të saktë kundër terrorizmit kundër një kërcënimi të menjëhershëm”.

Ndërkohë, ministrja e Brendshme, Ayelet Shaked tha, “Ne nuk e dimë se si do të ndodhë kjo, por mund të marrë kohë, ky mund të jetë një raund i gjatë [konflikti] dhe i vështirë”.

 

Dhjetëra të vrarë dhe 55 të plagosur nga sulmi në Gaza të Palestinës

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika