Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë një nga sulmet më të largëta ajrore ndaj Iranit që nga nisja e ofensivës së tyre.

Sipas BBC-së, të dielën, Izraeli ka goditur një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e Mashhadit, në lindje të Iranit.

Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka kërkuar Irakut që të mos lejojë Izraelin të përdorë hapësirën ajrore irakiane për të kryer sulme ndaj Iranit.

Në një bisedë me homologun e tij irakian, Pezeshkian theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të siguruar që territori i Irakut të mos keqpërdoret kundër Republikës Islamike të Iranit./BBC