Izraeli u jep 6 orë afat popullit në Gaza të shpërngulen

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar në jug sot

Pamje nga sulmi në Gaza. Foto: BBC

Civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar në jug sot, sipas një zëdhënësi.

Përmes një postimi në platformën “X”, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se dy rrugë mund të përdoren midis orëve 10:00 dhe 16:00 “pa asnjë dëm”.

Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, përpara një ofensive të mundshme tokësore nga ushtria izraelite, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit që të minimizojë vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se SHBA-ja po punon për të krijuar zona të sigurta në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, është zotuar se do të shkatërrojë grupin militant palestinez të Hamasit, përderisa ushtria e tij po përgatitet për një sulm të pritshëm tokësor në Rripin e Gazës.

“Ky është vetëm fillimi”, ka thënë Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika