Jasharaj: Prita sot të kërkoni falje për vonesën e librave shkollor, jeni naiva dhe të papërgjegjshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka ngritur një debat të gjërë me deklaratat e saj në një konferencë të fundit, ku ka shprehur që po shqyrtohet mundësia e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit. Në këtë kontekst, ajo ka propozuar që mjetet për blerjen e teksteve shkollore të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, i cili do të ndodhë përmes platformës e-Kosova. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar me kritikë ndaj kësaj idejeje

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka ngritur një debat të gjërë me deklaratat e saj në një konferencë të fundit, ku ka shprehur që po shqyrtohet mundësia e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit. Në këtë kontekst, ajo ka propozuar që mjetet për blerjen e teksteve shkollore të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, i cili do të ndodhë përmes platformës e-Kosova.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar me kritikë ndaj kësaj idejeje në një prononcim për Portalin Dukagjini, duke thënë se ministrja Nagavci nuk është konsultuar fare me SBASHK-un për metodën që prindërit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre, e që më pas ministria t’ua rimbursojë paratë aty, përmes aplikimit në e-Kosova.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ky vendim është qesharak dhe se Ministrja Nagavci ka gabuar rëndë.

“SBAShK-u ka reaguar edhe pas deklaratës para një jave të zonjës Nagavci, kur ajo tha se kanë angazhime që tekstet shkollore të reja të shkojnë në komuna dhe shkolla, gjegjësisht për nxenësit nga klasa e parë deri në klase të pestë. Ndërsa nxenesit e klasëve të gjashta deri në të nënta do të duhej të shërbeheshin me librat të cilët kanë mësuar vitin e kaluar shkollorë”, ka thënë Jasharaj.

Ndër tjerash, Jasharaj theksojë se kjo ideja e e-Kosovës ja kujton idenë e Muratit me mendimin që familjarët nuk do anëtarsohen për t’i marrë mjetet e rimbursimit.

“Ne nuk do të kemi libra më një shtator dhe ideja e Nagavcit me e-Kosoven ma kujton iden e Muratit i cili duke tentuar ti fus sindikatat dhe duke menduar që ata nuk do të anëtarsohen ja paraqiti prap kusht e-Kosovën”, tha ai.

“Kjo është e çuditshme, une e kam pritur që Nagavci sot do të kërkojë falje për vonesën e teksteve shkollore dhe të thotë që cështja është përfunduar. Ajo doli më një moment të ri duke thënë se kanë pasur përplasje për cmimet e teksteve shkollore që i paskan paraqitur disa shtëpi botuese që është krejt faji i znj.Nagavci dhe të gjithë të tjerëve që i kanë zgjedhur autoret edhe shtepitë botuse që në qershor të komunikojnë më ta dhe të bejnë marrëveshje në menyrë që librat ti keni ja që ajo frika ime doli e vertëtë”, vijon ai.

“Sa kuptova Nagavci ju thotë prindërve shkoni në librari bleni tekstet më këto cmimet që i sheshin botuesit e të cilin ajo i kritikojë e pastaj Nagavci dhe Murati do t’i rimbursojnë ato shpenzime që i kanë berë”, ka thënë Kryetari i SBASHK-ut.

Tutje ai ka theskuar se “ajo fillimisht kritikon dhe ankohet se disa shtëpi botuese i paskan ngritur shumë çmimet për tekstet dhe nga ana tjetër thotë se prindërit le t’i blejnë tekstet dhe pastaj do t’u rimbursohen paratë për blerjen e tyre. D.m.th, këta prindër në libraritë e qyteteve të tyre do t’i blejnë librat me atë çmimin që e paskan përcaktuar duke i vënë pikë shtëpitë botuese dhe pastaj ata do të ngarendin dhe do të kujdesen që të aplikojnë në e-Kosova, që shteti t’ua kthejë mjetet e harxhuara për libra.

“Është deklaratë naive dhe jo e përgjegjshme të thuhet ne u idhnuam më botuesit se po na lypin çmimet e larta, ju shkoni i bleni e na ju rimbursojmë në të ardhmen. Kjo është një lojë, sepse Nagavci që nga koha që është bërë ministre e harron jetën në Kosovë. Ata që i kanë ka 2-3 femijë nuk kanë mundësi që të kryejnë ketë obligim prindëror tashmë e për të pritur kur t’i teket Muratit tu ja rimbursojë mjetet për tekstet”, ka përfunduar Jasharaj.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika