Jashari: Specialja po bënë punën e Serbisë

Xhavit Jashari nga shoqata e familjeve të dëshmorëve të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale po bënë punën e Serbisë dhe se sipas tij, tashmë "është faktuar që është gjykatë politike duke bashkëpunuar me prokurorinë e Serbisë"

Xhavit Jashari nga shoqatata e familjeve të dëshmorëve të Kosovës, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për bastisjet e sotme të Prokurorisë, ka thënë se gjithë këto ndodhin nga një gjykatë të cilën ne nuk e njohim.

“Gjithë këto ndodhin nga një gjykatë të cilën ne nuk e njohim, dhe e keqja më e madhe, jo vetëm luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe kombit i është bërë kur është votuar kjo gjykatë nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Jashari.

Ai është shprehur se kjo gjykatë po bënë politikën e shtetit të Serbisë.

“Është faktuar që është gjykatë politike duke bashkëpunuar me prokurorinë e Serbisë dhe me shpifje të individëve të ndryshëm duke depunuar akuza të rreme. Mendoj se edhe kësaj do t’i vie fundi dhe atje nuk do të goditet më tutje lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se në këtë gjykatë ka të bëjë goditja e UÇK-së. “Çdo ditë e më shumë po faktohet se këru ka të bëjë që të goditet lufta e pastër dhe e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këto bastisjet e fundit janë në vazhdën e kësaj gjykate. Mbi një shpifje të një raporti që është krijuar dhe që nuk ka rezultuar asgjë positive”, ka thënë tutje Jashari.

Lidhur me zhvillimet e sotme mund t’i lexoni lajmet më poshtë:

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika