Javën e ardhshme takimi i presidentes me opozitën, LDK e quan të vonuar

Takimi i paralajmëruar i presidentes Vjosa Osmani me liderët e opozitës, siç ka mësuar Dukagjini pritet të mbahet në fund të javës së ardhshme. Mirëpo, LDK-ja e ka vlerësuar të vonuar ftesën e udhëheqëses së shteti për të diskutuar përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit. Vlerësime të ngjashme kanë edhe njohës të zhvillimeve politike

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Tek kur pothuajse është shtjerrë debati për draft-statutin e Asociacionit, Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur t’i takojë partitë opozitare.

Shqetësimet që udhëheqësja e shtetit i ka për këtë dokument të ndjeshëm, nuk dihet saktë se kur do t’i diskutojë me opozitarët.

“Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë Bekim Kupina, Këshilltar për media i Presidentes.

Mirëpo, Dukagjini ka mësuar se takimet synohet të mbahen në fund të javës e ardhshme, pasi Osmani të kthehet në Kosovë nga një udhëtim jashtë vendit.

Ftesat zyrtare akoma nuk kanë shkuar në adresë të partive, derisa PDK-ja si partia më e madhe opozitare nuk i ka treguar televizionit të enjten nëse do të shkojë në takim.

Një vendim të tillë pritet ta marrë ditëve në vazhdim LDK-ja, e cila e vlerëson të vonuar iniciativën e presidentes.

“Do të diskutohet në Lidhjen Demokratike të Kosovës në kohën kur kemi ftesë zyrtare. Për mendimin tim është ftesë shumë e vonshme. Po ashtu pse nuk e fton edhe Lëvizjen Vetëvendosje Presidentja për t’ia marrë qëndrimin. LDK nuk mund ta kryejë punën e Qeverisë, e as të Presidentes që e kemi votuar edhe ne”, ka deklaruar Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së.

E, pikërisht këtë çështje, AAK-ja e ka diskutuar brenda kryesisë së partisë të entjen, mbledhje pas të cilës do të marrë një vendim.

Aktivizimin e presidentes e vlerëson të vonuar edhe njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri.

“Parimisht kjo ftesë është dashur të bëhet shumë më herët në momentet kur ka pasur mundësi që të reagohet për ndryshime pozitive dhe për krijim të një platforme shumë më të gjerë për të krijuar një besueshmëri edhe profesionale edhe politike. Por prapë se prapë është mirë që është bërë edhe pse më shumë duket si formale”, ka deklaruar ai.

Tani, pas pranimit zyrtar të draftit nga ana e BE-së dhe ftesës së presidentes, Muhaxhiri thotë se opozita nuk ka më hapësirë që të rrijë duarkryq dhe të mos përfshihet maksimalisht në këtë proces, sado hapësirë që ka mbetur.

Presidentja Osmani i ka ngritur si shqetësim 2-3 çështje brenda draftit, të cilat sipas saj, kanë dy kuptime të ndryshme. Po aq e shqetësuar është shprehur edhe opozita.

Herën e fundit, Osmani i takoi liderët opozitarë më 27 shtator, tri ditë pas sulmit terrorist serb në Banjskë.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika