Juristi Shkoza për Asociacionin: Nivel i tretë i pushtetit

Juristi, Armend Shkoza

Juristi, Armend Shkoza, në emisionin “Deabt Plus” ka komentuar draft-propozimin e Fondacionit gjerman për social demokraci “Friedrich Ebert Stiftung”, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky Asociacion është një nivel i tretë i pushtetit.

Sipas tij, Kosova është duke krijuar një njësi të re administrative, duke kaluar kompetencat e nivelit komunal në nivelin e një organizimi që po quhet Asociacion.

“Është një nivel i tretë i pushtetit, pasi inigrencat e pushtetit lokal që i takojnë komunave e që Kushtetua e i njeh si njësi themelore, kompetencat që janë të paraparë me me këtë draft dhe që janë të sanksionuara me nenin e 3, janë në përputhshmëri me kompetencat me pushtetin lokal. Pra ne jemi duke krijuar një njësi të re administrative, edhe pse ky draft ka pasur tendenca, që psh. në raport me kontrollin e financave të Zajednicës, që të ushtrojë kontroll përmes zyrës së Auditorit, zyrës Kombëtare të Auditorit”, ka thënë ai.

Sipas Shkozës, emërimi konceptual i Asociacionit është në termin pezhorativ, Zajdednicë, pasi sipas tij është pezhorancë ndaj shumicës shqiptare dhe komuniteteve të tjera pakicë që jetojë lirshëm në Kosovë.

“Emërimi konceptual është në termin pezhorativ Zajdenicë, pasi ky është është pezhorancë nda shumicës shqiptare dhe komuniteteve të tjera pakicë që jetojnë lirshëm në Kosovë. Atë duhet ta kemi parasysh është se problemi kryesor qëndron në marrëveshjen e Brukselit të viti 2013 pasi që realisht edhe vendimi i Kushtetues gjatë shqyrtimit të kërkesës së presidentes në vitin 2015 nuk e ka trajtuar si marrëveshje ndërkombëtare…është kogja vështirë të hartohet një akt nënligjor i cili vetë në tekstin e këtij draft statuti që e ka propozuar FES-I, thotë që e ka pozitën e hierarkisë të aktit qeveritare”, ka thënë Shkoza.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me 19 botime të reja, gati për panairin “Prishtina...

Shtëpia botuese “Dukagjini” është gati për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë. Fiks 19 botime të reja përbëjnë ofertën e kësaj shtëpie botuese...

Sunny Hill festival bëhet gati për hapësirën e re, edicioni...

Festivali Sunny Hill ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë. Festivali më i madh në vendin tonë...

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Të fundit nga rubrika