Ka nisur peticioni për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, që ndalon veshjen e uniformës fetare në shkolla

Ka nisur peticioni nëpërmjet të cilit kërkohet që të ndryshohet Udhëzimi Administrativ, me nr. 06/2014, që ndalon veshjen e uniformës fetare në shkolla. Ky Udhëzim ishte miratuar më 28 janar të vitit 2012 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit

Slogani i peticionit

Të enjten e 11 gushti të viti 2022, ka nisur peticionin Online nga inicuesi i këtij peticioni, Durim Berisha, që ka për qëllim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ me nr. 06/2014, i cili në nenin 3 paragrafi 1.13 përcakton se “Ndalohet… veshja e uniformes fetare nëpër shkollat e Kosovës.

Ndërsa ky Udhëzim ishte miratuar më 28 janar të vitit 2012 nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas Durimi Berishës, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, kjo duhet të ndryshohet sepse “kjo dispozitë nuk i referohet një komuniteti të caktuar fetar në Republikën e Kosovës, praktika ka dëshmuar se kjo dispozitë është përdorur vetëm për të përjashtuar nga procesi mësimor vajzat muslimane që kanë vendosur mbulesën e kokës”.

Peticioni mbahet online në ditën e 11- të fushatës, “#ndryshojeni_ua_për_shaminë”.

Më poshtë e keni postimin e plotë,

Më 28.01.2014 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2014, i cili në nenin 3 paragrafi 1.13 përcakton se “Ndalohet… veshja e uniformes fetare”.

Ndonëse kjo dispozitë nuk i referohet një komuniteti të caktuar fetar në Republikën e Kosovës, praktika ka dëshmuar se kjo dispozitë është përdorur vetëm për të përjashtuar nga procesi mësimor vajzat myslimane që kanë vendosur mbulesën e kokës.

Duke marrë parasysh se neni 55 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, konsiderojmë se përpos kësaj dispozite kushtetuese, po shkelet edhe neni 47 i Kushtetutës, i cili garanton të drejtën për shkollim dhe obligon shtetin që të sigurojë qasje të barabartë në arsim. Po ashtu, përmes këtij akti nënligjor, po shkelet neni 38 i Kushtetutës, i cili garanton lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave themelore përmes një akti nënligjor ka pamundësuar qasjen e barabartë në arsim për vajzat e komunitetit mysliman. Si e tillë, kjo dispozitë është e paligjshme dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është obligim ligjor i Ministres së Arsimit që ta largojë këtë dispozitë pakushtetuese nga rendi juridik. Ekspertët juridikë të angazhuar nga Qeveria e Kosovës për të analizuar ligjshmërinë e kësaj dispozitë, kanë ardhur në përfundim që jo vetëm neni 3 paragrafi 1.13, por tërë udhëzimi administrativ është nxjerrë pa bazë ligjore.

Duke u bazuar në këtë gjendje faktike dhe juridike, më 01.08.2022 është dorëzuar formalisht kërkesa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes së cilës është kërkuar anulimi i nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014. Për të mbështetur këtë kërkesë, e cila është promovuar përmes kampanjës në rrjetet sociale #ndryshojeni_ua_për_shaminë, kemi hapur këtë peticion online ku kërkojmë mbështetjen tuaj.

A është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla?

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika