Kabinet i ri e “staf i vjetër” për presidenten Shiroka-Pula

Berita Abazi po vazhdon detyrën si shefe e kabintetit edhe në Zyrën e presidentes së re, Justina Shiroka Pula, sikurse bëri për 6 muaj gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentes nga Albulena Haxhiu. Ky është një nga emërimet e para të presidentes së re. Ndërkohë të premten, në pozitën e këshilltarit për media, siç bëjnë me dije burime të Dukagjinit, është emëruar Bekim Kupina, ish-këshilltar i Vjosa Osmanit. Gjithashtu edhe Getoar Sylaj nga Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e kabintetit të Shiroka-Pulës.

Pozitën e ka të njëjtë ndonëse shefja iu ndërrua.

Berita Abazi, nga Lëvizja Vetëvendosje e vazhdoi mandatin si shefe e kabinetit të Presidentes, Justina Shiroka-Pula, pozitë të cilën e mbante edhe kur në Presidencë qëndroi Albulena Haxhiu.

Burime të televizionit bëjnë të ditur se edhe Bekim Kupina, që ishte paraprakisht këshilltar për media i ish-presidentes Vjosa Osmanit, ka marrë këtë pozitë këtë të premte, nga shefja e tanishme e shtetit.

Veç tyre, pjesë e kabintetit të Shiroka Pulës është edhe Getoar Sylaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Siç merr vesh televizioni, Donika Kavaja është emëruar si zëvendës shefe e kabintetit, e cila më parë kishte bashkëpunuar me Shiroka-Pulën në Akademinë e Shkencave.

Duke theksuar se ka besim në profesionalizimin e presidentes, Ariana Shoshi-Musliu nga Partia Demokratike dha një qëndrim për këto emërime.

“Unë pres që ta ushtroj detyrën me integritet në kabinetin e saj të ketë njerëz profesional, njerëz që nuk kanë identifikim partiak sepse në këtë kohë në të cilën gjendemi mendoj që duke pas afër vetës njerëz me integritet, profesional dhe apolitik mund të ketë sukses në detyrën që e ka marrë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson që Presidentja duhet të ketë në kabinet staf jo partiak.

Pikërisht për këto emërime ka reaguar edhe Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Çka po çuditeni me emërimin e shefes së kabintetit të Presidentës nga VV-ja? Në koalicion janë, PDK-së presidentin, VV-së shefen e kabintetit. Bashkë kanë qenë, bashkë janë”, shkroi Guri.

Gjatë së premtes kanë reaguar edhe analistë politikë, të cilët kanë kërkuar që përbërja e stafit në kabintetit të mos jetë partiake.

Dukagjini ka kërkuar një konfirmim zyrtar nga Zyra e Presidentes në lidhje me emërimet e reja, por zyrtarë të saj gjatë ditës nuk ishin të qasshëm.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika