Analisti, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pasi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri ka bërë thirrje për organizimin e një proteste, e cila do ta kundërshtojë Asociacionin e Komunave më shumicë Serbe.

Bahtiri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos lëshojë “pe” për formimin e Asociacionit në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, ku pritet të nënshkruhet pranimi i Planit Evropian.

Por, analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke thënë se “Albin Kurti duhet te përcaktohet sot, se a dëshiron ta ketë në krah Agim Bahtirin apo Escobarin e Borrellin”.

Bahtiri – Kurtit: Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit

Me ftesë të ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Bahtiri kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos lëshojë “pe” për formimin e Asociacionit.

Ai tha se çdo Asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin.

“Është brengë e gjithë qytetarëve tonë, e sidomos të kësaj ane, e cila ka ndikim… Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit tonë sovran. Të drejtat që ne ua kemi dhënë pakicave nuk i ka dhënë në asnjë vend në botë”, ka thënë ai.