Tregu i automjeteve të lehta me hidrogjen në SHBA është pothuajse i përqendruar në shtetin e Kalifornisë qysh prej vitit 1999. Ky bashkëpunim mes industrisë dhe qeverisë është duke punuar që të sigurojë automjetet, stacionet e hidrogjenit dhe standardet e industrisë të përputhen me rritjen e marrjes.
Anëtarët përfshijnë një gamë të gjerë lojtarësh në ekosistem, duke përfshirë markat e veturave si Cummins, Daimler, Honda, Hyzon, Hyundai, Faurecia, Ford, General Motors, Nissan, Shell dhe Toyota.
Partneriteti mes industrisë dhe qeverisë ka ekzistuar për më shumë se 20 vjet, ekosistemi i qelizave të karburantit për automjetet e lehta mbetet i veçantë, transmeton hydrogen-central.
Kalifornia ka rreth 14 mijë e 200 automjete të regjistruara me qeliza karburanti dhe 56 stacione hidrogjeni ku mund të mbushen. Në mesin e markave të veturave vetëm Honda, Toyota dhe Hyundai ofrojnë automjete me qeliza karburanti për shitje.
Partneriteti mes industrisë dhe qeverisë ka zhvilluar një plan themelor për nxjerrjen e automjeteve me hidrogjen dhe infrastrukturën e karburantit. Po ashtu, prodhoi një sërë planesh veprimi, dokumente koncepti dhe udhërrëfyes.
Më tej, Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) parashikon që deri në vitin 2050, 25 për qind e tregut të automjeteve të reja të lehta do të jenë qeliza karburanti.