Kalon projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve

Në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, me 61 vota për është miratuar projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve

Kuvendi i Kosovës

Pas diskutimeve të shumta në mes të deputetëve, Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës, ka miratuar projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, i propozuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në këtë votim kanë marrë pjesë 61 deputetë, ku të gjithë kanë votuar pro këtij projektligji.

Ndërkaq, deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë dorëheqjen e ministres Hajdari, pasi ajo u dënua nga gjykata për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo për shkak se, sipas Tahirit, ministrja Hajdari nuk e ka deklaruar pasurinë teksa ka renditur një sërë “skandalesh” të bëra, siç thotë Tahiri, nga ministrja e këtij dikasteri.

Kështu ka thënë ai gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, derisa ka shtuar se për PDK-në është e papranueshme që ministrja Hajdari të vazhdojë të qëndrojë në krye të kësaj Ministrie.

“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, mjaft i rëndësishëm që prezentohet nga një ministre që tashmë është e dënuar për fshehje të pasurisë ose fshehje të pasurisë. Rrjedhimisht një politikë të tillë e bën mjaft të cenueshme prezentimi i saj nga një ministre që tashmë ka vendim të gjyqësorit që nuk e ka deklaruar pasurinë. Për ne është e papranueshme që të vazhdojë të qëndrojë në sallë, që të vazhdojë ta ushtrojë funskionin e ministres një person që e fsheh pasurinë”, ka thënë ai.

PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari: E papranueshme të jetë ministre dikush që e fsheh pasurinë

 

Shija e redaktorit

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë...

Të fundit nga rubrika