Kamberi në takim me kongresistët amerikan: Shqiptarët po përballen me diskriminim sistematik nga Beogradi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar sot kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, duke e cilësuar këtë takim si të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe perspektivën demokratike të rajonit.

Kamberi ka deklaruar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përballen me politika diskriminuese dhe përjashtuese nga autoritetet në Beograd, duke përmendur pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e dyfishtë të Serbisë, duke theksuar se ndërsa kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, nuk i zbaton të njëjtat për shqiptarët në Luginë.

“Bashkë me kryetarin e Këshillit kombëtarë, Enkel Rexhepi, kemi ngritur zërin kundër kësaj politike diskriminuese, duke kërkuar barazi reale, përfaqësim proporcional dhe respektim të marrëveshjeve të nënshkruara. Fatkeqësisht, regjimi aktual në Beograd vazhdon të trajtojë shqiptarët si problem politik e jo si qytetarë të barabartë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas tij, angazhimi amerikan dhe iniciativa HR 6411 në Kongresin e SHBA-së janë me rëndësi të veçantë, pasi dërgojnë mesazh kundër diskriminimit dhe standardeve të dyfishta në rajon.

Kamberi theksoi se shqiptarët e Luginës mbeten të përkushtuar ndaj paqes dhe orientimit euro-atlantik, por paralajmëroi rrezikun e zbrazjes demografike nëse nuk sigurohet barazi reale dhe respektim i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika