Kanalet “vdekjeprurës” të Iber Lepencit

Ende nuk ndihet nëse kompania e Iber Lepencit, do të veprojë për të marr ndonjë masë në kanalet ku kalon uji. Derisa, vetëm një ditë më parë u gjet trupi i një 4 vjeçari që kishte rënë në njërin nga kanalet, kryetari i Vushtrrisë, ka thënë se ka kërkuar nga kompania të marr masa dhe se ka ofruar mbështetje financiare për këtë

Fotografi ilustrim

Rasti tragjik i 4 vjeçarit, që u gjet pa shenja jete një ditë më parë, në këtë kanal të Iber Lepencit, në fshatin Agrashticë të Vushtrrisë, nuk është i vetmi.

Fiks një vit më parë edhe një 9 vjeçar kishte vdekur, pasi kishte rënë në një kanal të Iber Lepencit, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës. Të tilla raste, sipas banorëve të Vushtrrisë e të Mitrovicës, janë të shpeshta, ndërkohë që asnjë nga institucionet nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për parandalimin e kësaj.

E pikërisht për këtë çështje, gjatë ditës është mbajtur një takim mes kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi e përfaqësuesve të kompanisë Iber Lepenci.

“Dhe biseduam këtë çështje dhe duhet të tregoj që kanali Iber Lepenc është nën menaxhimin e kompanisë së Iber Lepencit megjithatë ne shprehem gatishmërinë që me participu edhe me mjete financiare për çdo projekt qe e bene kompania për me e bë një mbrojtje që me u siguru jeta e banorëve”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit të Vushtrrisë, tash do të bëhet një vlerësim i gjetjes dhe se si tillë kanali ka funksionuar tash e shumë vite.

“Na biseduam edhe për këtë çështje edhe mbetem qe me bë një vlerësim të kesaj edhe pse ata ishin pak skeptik për shkak se është një gjatësi prej 40 kilometrave ata llogaritshin për gjatë kanalit dhe prej viteve 70 kur është ndërtuar ka funksionuar si i tillë”, ka thënë tutje Idrizi.

Derisa, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë e Infrastrukturës, kanë thënë se nuk kanë ndonjë kompetencë për këtë, por se janë duke pritur hetimet mbi rastin e 4 vjecarit.

Ndërkohë që nga kompania Iber Lepenci, nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

Trupi i pajetë i 4 vjeçarit, i cili u zhduk mbrëmjen e së hënës, u gjet pas disa orësh kërkimi nga ekipet e FSK-së, Policisë e zjarrfikësve në kanalin që gjendet në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika