Kapen mallra të padeklaruara në aeroport, me vlerë mbi 30 mijë euro

Në kuadër të kontrolleve të rrepta nga Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.

Në njoftim thuhet se gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €.

Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €.

Githashtu në njoftim thuhet se sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

“Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika