KEDS njofton se është stabilizuar situata me energji elektrike

KEDS-i ka thënë se qytetarët duhet ta kursejnë energjinë elektrike, pavarësisht tejkalimit të reduktimeve në këtë kohë krize

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)





Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka treguar se është tejkaluar situata e krizës me energji elektrike. Pas riparimit të Bllokut 2 dhe njësisë A3, më nuk do të ketë reduktime të energjisë.

Në komunikatën e KEDS-it thuhet se është stabilizuar situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. “Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi gjendja është stabilizuar për momentin”.

“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë, sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”, ka shtuar KEDS.

“Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës. Bashkë ia dalim”.

Më tej, ata kanë theksuar se energjia elektrike duhet të përdoret racionalisht, sepse vetëm në këtë mënyrë kursehet energjia në këtë kohë krize.

Ministria e Ekonomisë pas riparimit të B2 dhe A3, iu bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika