KEK: Bashkëpunimi me KESH po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike

Energjia e depozituar në KESH, shpëton Kosovën nga reduktimet

“Bashkëpunimi në mes KEK dhe KESH po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike”, ka shkruar në Facebook, Koporata Energjetike e Kosovës(KEK).

Në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në rrjetin social Facebook, thuhet se “KEK-u deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, kjo me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri”.

“Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje në njoftimi bëhet e ditur se nga ora 14 e 15 gushtit KEK-u, në bashkëpunim me KESH-in ka siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar, në mënyrë që të shmangën reduktimet pasi konsumi në Kosovë ishte rritur dhe si rrjedhoj ishte e papërballushme që të mbulohen nevojat e qytetarëve vetëm me prodhim të brendshëm.

Rizvanolli: Ne i dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim vetëm 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika