Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po planifikohej të mbahej seanca e radhës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie, ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

“Policia për shkak të masave të sigurisë, ka thënë se duhet të evakuohet stafi. Ka një kërcënim, nuk e di më tutje, Policia duhet të japë sqarime. Krejt çka na kërkun është me liru ndërtesën”, ka thënë Tahiri.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kërcënimi është bërë përmes telefonit.

“Është tepër e pakuptimte kjo çka po ndodh. Ndoshta është ndonjë telefonatë e qëllimshme me i largu deputetët e Kuvendit. S’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin”., ka thënë ajo.