“Kërkesa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri”, Zeqiri: Nëse gjithçka është konform ligjit, unë përkrah çfarëdo rezultati

"Në qoftë se gjithçka është proceduralisht brenda ligjeve të Kosovës, unë përkrah çfarëdo rezultati", ka thënë Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është i gatshëm të përkrahë çfarëdo rezultati nëse kërkesa e serbëve për shkarkimin e tij është proceduralisht brenda ligjeve të Kosovës.

“Në qoftë se gjithçka është proceduralisht brenda ligjeve të Kosovës, unë përkrah çfarëdo rezultati”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka thënë se ka pranuar informacione nga kabineti i tij se ka iniciativa nga tre qytetarë serbë për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për kërkesën që disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë tentuar të martën, siç kanë thënë, paraqitjen e një “kërkese për shkarkimin e kryetarëve aktualë”.

Sipas Krasniqit, Udhëzimi Administrativ e përcakton qartë procedurën e inicimit, të organizimit dhe të dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Ndërsa, nga KQZ-ja kanë thënë se kanë pranuar disa emaile në lidhje me inicimin e kërkesës për largimin e kryetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika