Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Zveçan për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023, publikohen pamjet e arrestimit

Pas operacionit policor të zhvilluar të dielën në Zveçan, ku u arrestua i dyshuari me inicialet I.M., Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

I dyshuari I.M. u arrestua gjatë operacionit policor të zhvilluar në Zveçan, ndërsa lidhur me rastin pritet të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se kërkesa për caktimin e paraburgimit është dorëzuar në kuadër të procedurës penale ndaj të dyshuarit.

Në vijim publikohen pamje zyrtare nga operacioni policor dhe momenti i arrestimit të personit të dyshuar.

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it e Policisë në vitin 2023

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika