Këshilltari i Bislimit reagon për moskonstituimin e Kuvendit: Duan të blejnë kohë, por nuk i kanë votat

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar sot ndaj deklaratave të përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij po përpiqen të krijojnë konfuzion në opinion përmes pretendimeve të pabazuara rreth formimit të institucioneve të reja.

Kadriu përmes një postimi në “Facebook” theksoi se pikërisht Lëvizja Vetëvendosje ishte forca që votoi për formimin e legjislaturës së re dhe përbërjes së re të Kuvendit, ndërkohë që, siç u shpreh ai, opozita votoi kundër.

“Si po blejnë kohë dikush që nuk i paska votat, por ndërkohë voton pro dhe nuk bllokon formimin e institucioneve të reja? Këta nuk kanë as argument, as logjikë,” deklaroi Kadriu.

Ai shtoi se ata që po e pengojnë krijimin e institucioneve të reja janë pikërisht ata që sot pretendojnë se të tjerët po blejnë kohë, duke ngritur pyetjen nëse kjo është një përpjekje për të maskuar qëllimet e tyre të vërteta.

“Arsyen duhet ta dinë ata vetë,” përfundoi Kadriu.

Ky reagim vjen pasi sot ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar kundër raportit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, se po tentojnë të mbajnë njëkohësisht pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ, në kundërshtim me Kushtetutën.


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar. Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika