KFOR-i merr pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR në Bosnje e Hercegovinë

Nga data 25 gusht deri më 13 shtator njësitë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Reagimi i Shpejtë 2024”.

Në njoftimin që KFOR-i e ka dërguar për media, thuhet se “ky është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal”.

Paralajmërohet se si rrjedhojë mund të ketë kolona në trafik përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor. Kështu, banorët vendas mund të presin të shohin një rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika